Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkeled Alibeaj ka zyrtarizuar kandidatin e parë për zgjedhjet vendore të 2023-it, Agron Kapllanaj për bashkinë e Mallakastrës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Kapllanaj duke thënë se ky është një detyrim ndaj qytetarëve.
“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019. “Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”. Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”-shprehet ai.