Ditën e sotme janë zhvilluar takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë.
Në Grupin A, Partizani nuk ia ka dalë të përmbysë Besëlidhjen. Pavarësisht triumfit 3-1 në sfidën e sotme, skuadra e Sormanit është eliminuar, për shkak të humbjes 3-0 në sfidën e parë.
Një kualifikim mjaft emocionues edhe për Vllazninë, që arriti të triumfonte ndaj Flamurtarit me rezultatin 0-2. Sfida e parë u mbyll në barazim 2-2, ndërkohë në takimin e kthimit kanë triumfuar shkodrënët.
Në 2 sfidat e tjera, Teuta dhe Tirana nuk kanë falur, duke triumfuar edhe në sfidat e kthimit, teksa kanë kaluar në turin çerekfinal pa shumë vështirësi.