Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi dje nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK pas problemeve me pasurinë, ndërkohë që kishte kaluar shkallën e parë të Vetingut në KPK.
Martini ka qenë një nga prokurorët në krye të listës për të qenë pjesë e SPAK, por tashmë karriera e tij u ndërpre në mes, për shkak të një kredie që e kishte ende në proces shlyerje. Gazetarët e kronikës Armand Bajrami dhe Elton Qyno kanë dalë në mbrojtje të prokurorit, duke thënë se ai ishte një njeri që nuk bënte kompromise, dhe 15 vite të jetës së tij i ka kaluar në mbrojtje policore, për shkak të kërcënimeve që ka marrë.
Sipas gazetarëve, Martini Ppas 23 vitesh punë, rezulton të ketë një apartament në Tiranë (të marrë me kredi dhe ende të pashlyera) dhe një automjet të vitit 2001.
Postimi i Armand Bajramit
Kush fiton e kush humb me Anton Martinin. ”Nuk fitoi as presidenti dhe as kryeministri, fitoi shteti”. Këtë përgjigje më tha një nga juristët më të respektuar që njoh, teksa i kërkoja një mendim mbi përballjen Rama-Meta të disa ditëve më parë në Gjykatën Kushtetuese (para se të votohej shkarkimi i kryeshtetarit).
Më feksi kjo frazë teksa dikush më pyeti nëse prokurori i konfirmuar në KPK, Anton Martini, do të mund të kalojë me sukses në shkallën e dytë të vetingut. Po kush fiton e kush humb nëse Martini largohet nga sistemi? Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, aktualisht i komanduar në Prokurorinë e Tiranës u rendit i dyti në garën e prokurorëve që synuan Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Pas 23 vitesh punë, Martini rezulton të ketë një apartament në Tiranë (të marrë me kredi dhe ende të pashlyera) dhe një automjet të vitit 2001. Komisioneri Publik nga ana tjeter gjen klecka tek perdorimi i nje kredie per qira te nje shtepie afer nje komisariati policie (qe Martini ka dashur ta kete prane per shkak te rrezikut).
Pjesën më të madhe të qëndrimit në detyrë, për gati 15 vite, Martini qëndron në mbrojtje policore. Tregues jo i vogël i të qenit një njeri i pakompromis. I kercenuar në vijimësi nga krimi dhe madje i transferuar me sponsorizim kriminal vetëm e vetëm për t’i hequr dosje të caktuara nga duart.
Për më shumë se 10 vite i “abonuar” ne Gjykaten per Krimet e Renda (sot GJKKO) jam deshmitar i perfaqesimit te shtetit prej tij nder vite ne perballjet me bandat dhe kriminelet me ne ze te vendit. Kam ndjekur thuajse te gjitha kerkimet e tij per burgime te perjetshme (jane mbi 15 te tilla). Cdo here te mireprovuara e mirargumentuara. Kete e ka thene gjykata e jo une.
Nuk mendoj se Anton Martini është prokurori më i mirë në vend. Ama është një nga profesionistët, qe i duhen sistemit. Keshtu qe, unë nuk e di se kush fiton nese Anton Martini pengohet te shkoje ne SPAK. Ama di kush humb. Nuk humb vetëm Antoni. Nuk humb vetëm SPAK-u. Humb shteti…
Postimi i Qynos:
Sot nje vendim i sponsorizuar dhe kriminal, u firmos nga Vettingu, qe i sherbeu bukur dhe me efikasitet, Byrose Politike dhe grupeve kriminale ne vend.
Anton Martini, prokurori i Krimeve te Renda qe ka kaluar dhjetera dosje te rendesishme ne duar, sot ngeli pa pune se ka cenuar besimin e publikut me investimin e kredise se bute ne bono thesari dhe paaftesi profesionale se kur ka qene drejtues ne Prokurorine Shkoder, nuk ka zbatuar proceduren e shortit elektronik te ndarjes se ceshtjeve penale.
Ku ishim,ku jemi dhe ku do katandisemi. Sot u asgjesua dhe u hodh ne rruge nje prokuror kalibri, ashtu sic u be me rastet e tjera si Adnan Kosova,Eugen Beci,Arben Dollapi,Antoneta Sevdari, Gentian Trenova, Stoja, Bledar Maksuti, e shume te tjere qe dashur pa dashur e lane nje gjurme ne sistemin e drejtesise,duke hetuar ceshtje te rendesishme.
Te shpresojme dhe te presim se kush do jete ne vijim tek SPAK apo ne prokurorite e rretheve,prokurori energjik dhe kembengules per te hetuar kokat e grupeve kriminale ne vend.
Antonit ju pre endra per te qene pjese e SPAK, edhe pse nga konkurimi ne KLP u rendit i dyte, pas Altin Dumanit.
Martini Si duhej askujt… Madje as puna qe kishte bere dhe as zelli i tij per pune te metejshme… Sot disa nga kokat e grupeve kriminale ne vend, kane hapur Shampanjen,festa ka filluar… Sot Vettingu preku fundin…