Një grua shqiptare e akuzuar për ‘eliminimin’ e një vajze shtatë vjeçare angleze në sy të prindërve, në ditën e Nënës, është paraqitur në gjykatë ditën e djeshme.
30-vjeçarja, Eltiona Skana është akuzuar për ‘eliminimin’ e Emily Jones, të cilën e qëlloi me mjet prerës para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester teksa luante në park.
Ngjarja ndodhi më 22 mars, në Queen’s Park në Bolton, rreth orës 2.35 pasdite të ditës së dielë. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin, por humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.
Dëshmitarët janë shprehur se vogëlushja u godit në qafë nga një grua, e cila ishte ulur në një stol prej druri, ndërsa vajza kalonte pranë saj. Shtetasja shqiptare, u paraqit në Gjykatën e Manchester, jo fizikisht por online.
E veshur me një bluzë të bardhë dhe jeshile, ajo nuk tha asgjë gjatë seancës së shkurtër që u mbajt ditën e djeshme.