AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Gruaja i lë një letër burrit dhe fshihet poshtë krevatit për të provuar besnikërinë, reagimin e tij nuk e priste

Marrëdhëniet romantike janë vërtet të vështira për tu ruajtur. Njerëzit dhe ndjenjat ndryshojnë me kohën, gjë që e bën, edhe më të vështirë që dikush të dijë nëse partneri i ture do rrijë me të gjatë gjithë jetën. Disa përpiqen të gjejnë mënyra për të zbuluar nëse partneri i tyre është me të vërtetë besnik ndaj tyre.

Një gjë të tillë ka bërë edhe një grua, e cila ka postuar historinë në faqen e Facebook, “Truth Slaps”.

Sipas postimit, një ditë, një grua u bë kurioze se si do të reagonte burri i saj nëse ajo do të largohej nga shtëpia. Kështu që, ajo vendosi të shkruante një letër duke thënë se është e lodhur prej tij dhe nuk do që të jetojë më me të. Letrën e la në tryezë në dhomën e gjumit dhe pastaj u fsheh nën shtrat.

Disa çaste më vonë, burri i saj hyri brenda. Ai mori një letër dhe e lexoi atë, pastaj filloi të këndojë dhe të hedhë valle nga gëzimi.

Ai mori telefonin e tij dhe telefonoi dikë: Ç’kemi dashuria ime! Gruaja më në fund e kuptoi se historia jonë mbaroi dhe ajo u largua nga shtëpia. Tani jemi të lirë të jemi së bashku. Unë kam qenë gabim .. vërtet gabova që u martova me të, uroj që të të kisha njohur më herët. Shihemi së shpejti mjaltë. Pas telefonatës burri doli nga dhoma dhe u largua.

Gruaja mbeti në lot dhe u mërzit shumë nga reagimet e burrit të saj. Pastaj, ajo u ngrit nga poshtë shtratit dhe lexoi ato që shkruajti burri në pjesën e prapme të letrës së saj.

Ai shkruante: Përshëndetje dashuri! Do të të jap disa këshilla. Herën tjetër që do të duash të provosh marrëdhënien tonë, kontrollo që këmbët tuaja të mos duken nga poshtë shtratit. Je e çmendur, por unë të dua shumë! … Unë shkova në dyqan për të blerë diçka.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *