Një 31-vjeçar ka hyrë në telashe me policinë, pasi pas dhunës ndaj bashkëshortes së tij atij i janë gjetur një sasi droge.
Ngjarja në fjalë është regjistruar në fshatin Burizanë të Krujës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se u arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet E. S.
Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë: Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore. Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Bie në prangat e Policisë një 31-vjeçar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin:
B., 40 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Makarash”, Krujë, duke djegur mbetje të lëndëve drusore në një gropë gëlqereje.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi:
S., 31 vjeç, banues në Burizanë, Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.