Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Grida Duma bën deklaratë e forte: Pas transmetimit të emisionit ku demaskoi qeverinë, Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka dhënë detaje tronditëse mbi rastin e Manjola Cakonit, gruas nga Thumana e cila humbi bashkëshortin dhe vajzën në tërmetin e 26 nëntorit. Pas refuzimit të pensionit nga instancat shtetërore pasi kishte dy viktima ne familje dhe jo tre, si dhe demaskimit që i bëri qeverisë në televizion, Cakoni ka tentuar vetëvrasjen sipas Dumës.

“Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen”- ka thënë Duma gjatë një interviste për “Ilva Now”.

“Unë jam gjithmonë një partizane e politikës së problemeve të përditshme. Kemi vuajtur në historinë e tranzicionit nga deliri i madh. Shqipëria vuan nga problemet e vogla. Unë kam pasur kontakte me familjarë të znj. Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë. Ajo tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të Zall Herrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit.

Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë  intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet” , tha Duma.

Znj. Cakoni në tërmetin shkatërrimtar të 26 nëntorit humbi bashkëshortin dhe vajzën e saj 15-vjeçare. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Guma, thotë se kjo familje është përdorur për propagandë nga kryeministri Edi Rama.

Ajo shprehet se kjo familje është dërguar në Zall Herr, ndërsa shton se nuk e kishte marrë dokumentin e shtëpisë, por pas katër ditësh nga denoncimi publik është bërë një akt dhurimi. Ajo theksoi se detyra e opozitës është që të bëjë zërin e të vërtetës, dhe t’i dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve.

“Opozita duhet të bëjë zërin e të vërtetës. I kanë strehuar në Zall Herr, por nuk e kanë marrë dokumentin e shtëpisë. Ka një akt dhurim pas katër ditësh që ne e kemi bërë publike”, shtoi ajo.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *