Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Grida Duma videomotivuese: Fajin nuk e ka bota, por ti, iluzioni është shumë i dëmshëm

Me një mesazh ndryshe ish deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është drejtuar ndjekësve te saj dhe publikut në rrjete sociale. Grida Duma me një fjalim motivues i bën thirrje gjithesecilit ta shohe izolimin si një oportunitet dhe një pikë kthese ku të fillojë ndryshimi!

“Ndryshimi eshte levizje, levizja eshte mundesi, mundesia duhet shfrytezuar”, thotë Duma. Gjithshka njerëzore përsëritet prej mijëra e mijëra vitesh. Por shumëkush mendon “që ajo që po ndodh në kohën e tij, s’ka ndodhur më parë”. Iluzion i dëmshëm shumë. Të krijon justifikimin që “fajin e ka bota, jo ti”.

Zilia, ambicja, konkurenca, kompleksi, pangopësia, cingunëria, dashuria, xhelozia, pushteti, tërheqja, vetmia, e më tej të gjitha ndjesitë njerëzore përsëriten e përsëriten prej mijëra vitesh.
Nëse ka diçka të re në këtë përsëritje është vetëm një; mënyra si i sheh dhe si i përballon në kohën që ecën më tej.

Prandaj ka evoluar gjithshka, vetëm nga mënyra e të parit të gjërave. Mënyra si i sheh gjërat është gjithçka; ndryshoje dhe bota do marrë trajtë tjetër. Mund ta kthesh të gjithën në avantazh”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *