Policia e Tiranës pak ditë më parë vuri në pranga 4 persona si autorë të dyshuar të atenatit ndaj biznesmenit Andon Dhima.
Policia vuri në pranga Gridi Lenon, banues në Tiranë, i dènuar më parë me 6 vite bùrgim, për vjedhje me ármë në Gjermani, dhe A. H. 35 vjeç, banues në Tiranë, i dènuar më parë për plagosje me ármë si dhe dy bashkëpunëtorët shtetasit: Mariglen Matohitin, 30 vjeç dhe E. H., 26 vjeç, i dènuar më parë me 4 vite e 9 muaj, për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”.
Ndërkohë pas arrestimit të tyre ka reaguar edhe bashkëshortja e Gridi Lenos dhe motra e Mariglen Matohitin, ish-banorja e Big Brother, Gerta Matohitit.
Ajo në rrjetet sociale mohon akuzat ndaj të afërmve të saj, duke theksuar se burri i saj ka qenë i ftuar në një ditëlindje si dhe vëllai i saj ka qenë në punë 12 orë.
Matohiti i konsideron si shpifje akuzat duke shkruar se veç dënimit që ka marrë kur ka qenë në Gjermani në moshën 17 vjeçari, burri saj nuk ka qenë një shtetas pa asnjë njollë në gjithë jetën e tij dhe se është një prind shembullor.
Po ashtu ajo shkruan se vëllai i saj punon kamarier në biznesin e tyre me një pagë minimale.
Postimi i plotë: Per te gjithe ata qe e dine dhe se din.. Burri im dhe vellai im Grid Leno dhe Maringlen Matohiti jane te ARRESTUAR per atentatin e bere ndaj biznesmenit Dhimo. Policia ka deklaruar qe Leno dhe bashkpunori Matohiti kan qen ne vendgjarje dhe jane larguar te dy bashk ne drejtim te baneses. Po ca jane keto SHPIFJEEEEE.,ku e para tjetri ka qen ne pune 12 ore (M. Matohiti dhe tjetri I ftuar ne ditlindje…
Po trajtohet ceshtja si kriminela me pages kur te dy jane te pafajshem dhe posht eshte dhe prova ku I’m vella eshte me pjata ne duar duke punuar per motren e tij prej 1 viti me pagen minimale thjesht duke me mbeshtetur dhe Grid Leno si kriminel qe eshte denuar ne gjermani 17 vjec dhe ka shlyer denimin dhe ka qen nje shtetas pa asnje njolle te gjith jeten e tij dhe nje prind shembull or qe e din te gjithe…
Cfare jane keto SHPIFJEEEEE te shemtuara qe pa u marr as urdhrin arrestit te dalin e te thon u kapen autoret pa prova… Ky seshte ligj, u kam besuar qe ka por sot jam e hidheruar te them qe jooo nuk ka dhe ti vi turp se po perdhosin emrin e dy familjeve te nderuara.. Dhe media Jon e dashur qe ben sehir dhe spranon asnje ta flas kete gje publikisht.. Nga se kan frike, nga e verteta? Kush do ta lexoj ju lutem ta shperndajn qe te kuptojn cfare police kemi ne.. Perpost dhunes verbale qe kam pesuar un dhe ajo fizike te burrit tim, lan edhe femije 2 vjecar deri ne 12 te nates duke kerkuar mamin ?? TURPPPP DHE SHPIFJEE KETU JETOJM NE.
(M.Q/Faxweb.al)