Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Asnjë reagim nga qeveria/ Rëndohet gjendja e naftëtarëve në grevë urie, përshkallëzojnë protestat; Nësër do të bllokojnë bashkinë dhe rrugën kryesore

Në ditën e 14 të grevës së urisë të 10 punonjësve të uzinës të përpunimit të thellë të naftës në Ballsh, gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar.

Bëhet me dije se 3 greviste janë në gjendje të rëndë dhe pritet të merren me ambulancë, pasi kanë problem me tensionin.

Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga qeveria apo kompania lidhur me kërkesat e tyre, edhe pse një ditë më parë banorët dolën edhe në protesta masive duke marshuar rrugëve të qytetit.

Mësohet se gjatë natës grevistët kanë paraqitur problem shënetësore, por kanë refuzuar ndihmën mjeksore, ndërkohë që janë të vendosur për të vazhduar grevën e urisë.

Po ashtu të hënë naftëtarët e Fierit, Patosit dhe Ballshit do të zhvillojnë një tjetër protestë, ndërkohë që shtojnë se do të heqin edhe fëmijët nga shkolla që të marshojnë të gjithë përpara bashkisë, duke bllokuar institucionin dhe rrugën kryesore.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.