AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Greva e naftëtarëve, reagon Basha: Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbi situatën e grevës së punëtorëve që po ndodh në Poçem të Fierit.

Në nje reagim në Facebook kreu i opozitës thotë se ky problem duhet të marrë zgjidhje menjëherë dhe se kjo lojë e pushtetarëve është kriminale.

Ky reagim vjen pasi naftëtaret në Poçem të Fierit kanë 27 muaj pa marrë rrogat dhe se prej ditësh janë në një grevë.

Teksa ka akuzuar qeverinë për indiferencë Basha shkruan:

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”.

(R.G/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *