Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Greva e kontrollorëve, Ministrja Balluku paralajmëron: Duke filluar nga ky moment kush nuk kryen detyrën largohet nga godina

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka deklaruar ditën e sotme se duke filluar nga ky moment të gjithë ata kontrollorë që nuk kryejnë detyrën do të largohen nga godina.

Në një konferencë për shtyp në lidhje me grevën që po mbajnë 60 kontrollorë të Albkontroll, Ministra Balluku u shpreh se një pjesë e kontrollorëve janë kapur nga politika prandaj dhe janë futur në grevë.

Ajo ndër të tjera sqaroi se fakti që janë futur në ndërtesë nuk do të thotë se po e kryejnë punën, përkundrazi, Balluku theksoi se ata e kanë braktisur punën që mbrëmjen e djeshme.

“Duhet t’i paguajën haracin dhe t’i japin 4400 dollarë edhe kur nuk punojnë. Kompabnia e cila fatkeqësisht për kontrollorët, por fatmirësisht për Republikën e Shqipërisë nuk i ka rënë nëë qafë shtetit. 40% e kostove operacionale, vijën vetëm prej pagave ekstravagante që ka kjo kompani. 2490 dollarë paguhen kontrollorët. E them dhe e theksoj, nuk janë të gjithë kontrolloret shqiptarë tregtarë. Fatkeqësisht një pjesë e tyre janë kapur nga politika. Sot një ccetë e ka marrë dhe e ka bërë placckë. Të këshilluar nga mjeshtërat e politikës qëndrojnë në ndërtesë që të mos quhet braktisje e vendit të punës.

Braktisja e vendit të punës është dëshmitare e gjithë Shqipëria dhe nuk do t’iu ndihmojë dot askush kur të vendoseni para ligjit. Detyra juaj është të operoni trafikun ajror të Republikës së Shqipërisë. Ju nuk po e kryeni detyrën tuaj. Nuk jeni në detyrë, e keni braktisur detyrën. Ligjshmëria e veprimeve tua ka rënë dje. Fletë të shkruara si zotëria i stresuar për shkak se nuk merr 4400 dollarë por 2490 dollarë për 17 ditë punë në javë. Nëse një familje me 4 persona mbahet apo jo me kaq para. Nga ky moment për shkak të sigurisë së Republikës së Shqipërisë, duke qenë se kontrollët e trafikur ajror  kanë vendosur të mos bëjnë detyrën. Të gjithë ata persona që nuk operojnë. Të gjithë këta persona që nuk  kryejnë detyrën do të largohen nga kjo godinë duke fiolluar nga ky moment,” tha Balluku.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (55%, 12,500 Votes)
  • PS (28%, 6,296 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,017 Votes)
  • LSI (5%, 1,127 Votes)
  • Të tjera (4%, 933 Votes)

Total Voters: 22,873

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.