Pandemia e Covid-19 vazhdon të ushtrojë presion në sistemin shëndetësor në Greqi, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 101 persona.
Po gjatë kësaj kohe janë shënuar 2,135 raste të reja me Covid-19 në Greqi, një numër më i lartë se 1,388 që u shënuan një ditë më parë. Në të njëjtën kohë, 562 pacientë ndodhen të intubuar në kujdes intensiv.
Deri tani, totali i jetëve të humbura ka arritur në 1,815, ndërsa totali i të infektuarve 95,137.
(A.M/Faxweb.al)