Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Greqia nis zbutjen e masave: Hapen qendrat estetike dhe lejohet lëvizja në fundjavë, farmacitë do të ofrojnë …

Greqia ka nisur lehtësimin e masave pas disa muajve me masa të shtrënguara për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekjeve.

Nda data 22 mars do të hapen qendra estetike dhe parukerite. Ndërsa testet anti-Covid të shpejta do të jene falas në farmacitë e vendit duke filluar nga fundi i muajit mars.

Nga fundi i marsit, farmacitë e Greqisë do të furnizohen me teste të shpejta, ku çdo qytetar ka të drejtë të kryejë deri në 4 në muaj, një në javë, duke dhënë vetëm numrin personal te sigurimeve shëndetësore.

Me kryerjen masive të testeve të shpejta, situata mund të vendoset më lehtë në kontroll, kanë deklaruar ekipi i specialisteve për trajtimin e krizës së Covid-19.

Paralelisht, duke nisur nga kjo fundjavë në gjithë vendin lejohet qarkullimi çdo ditë në orarin 05:00-21:00 (nga 05.00-19.00 që ishte në fundjavë). Ndërkohë, që duke nisur nga e hëna, do të hapen parukeritë dhe qendrat estetike në gjithë vendin, me kushte tepër të rrepta për mbrojtjen nga covid-19.

Greqia po përballet këto javë me shifra tepër të larta të infektuarish, viktimash dhe pacientë në intubim, pavarësisht lockdown të rreptë.

Specialistët e justifikojnë rritjen e infektimeve me lodhjen që ka shkaktuar izolimi i zgjatur në qendrat urbane, kryesisht. Vetëm sot në Greqi u shënuan 2785 të infektuar, 64 pacientë humbën jetën ndërsa 649 janë në intubim.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.