Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Greqia merr një tjetër masë kundër COVID-19, nga e hëna mbyll shkollat fillore dhe kopshtet

Greqia merr një tjetër masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Kështu duke nisur nga dita e hënë shkollat fillore dhe kopshtet do të jenë të mbyllura. Propozimi u dha në mbledhjen e Komisionit të shkencëtarëve, ndërsa nesër pritet që të bëhet njoftimi përmes ministrisë. Në të njëjtën kohë, ekspertët sugjerojnë që shkollat e arsimit special të qëndrojnë të hapura, siç u bë në bllokimin e parë.

Qëllimi për mbylljen e shkollave në të gjithë Greqinë është ulja e lëvizshmërisë dhe ndalimi i valës së dytë të pandemisë së koronavirusit. Mësuesit tashmë kanë informuar prindërit e nxënësve të tyre për regjistrimin e fëmijëve në platformat e-mësimit.

Sugjerimi i specialistëve të sëmundjeve infektive për mbylljen e shkollave fillore u bë në fillim të javës dhe kishte të bënte me Selanikun. Sidoqoftë, përhapja e pandemisë po ndryshon të dhënat, pasi gjithnjë e më shumë zona kanë hyrë dhe po hyjnë në “zonën e kuqe”, gjë që pasqyrohet në 3319 raste të konfirmuara dje dhe 3,038 sot.

Fjalët Kyce

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *