Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo rreth tensioneve me Turqinë. Në një deklaratë, Ministria e Jashtme greke tha “bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në Mesdheun Lindor në dritën e shkeljeve të përshkallëzuara të Turqisë”.
Të martën, Dendias deklaroi se Greqia nuk do të pranojë një marrëveshje që është bërë fakt i kryer për Mesdheun Lindor dhe i bëri thirrje qeverisë turke të tërheqë anijen e saj kërkimore nga zona. Mediat greke thonë se anija turke po vazhdon rrugën e saj në lindje, brenda EEZ-së në Qipro, megjithatë mbetet në kufijtë ilegal të Ankarasë.
“Sipas informacioneve të reja, anija kërkimore turke ‘Oruc Reis’ u largua nga territori Grek 20 minuta më parë dhe po lëviz në verilindje, brenda EEZ-së Qipriote, dhe brenda NAVTEX-it turk të lëshuar në mënyrë të paligjshme”, tha Agjensia e Athinës.(A.M/Faxweb.al)