Maqedonia dhe Greqia po nënshkruajnë ditën e sotme marrëveshjen për çështjen e emrit.
Bëhët me dije se marrëveshja do firmoset nga, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Methju Nimic, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han dhe Rozmari Di Karlo, zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, të jenë dëshmitarë të nënshkrimit për çështjen e emrit.
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, ka deklaruar se marrëveshja mes dy vendeve është patriotike dhe ndihmon të përqendrohen forcat aty ku ka probleme.
Kujtojmë se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishmëm për çeljen e negociatave.
Përfaqësuesit ndëkombëtar e kanë cilësuar si një veprim historik.
(E.V/Faxweb.al)