AktualitetFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Greqia bën gati ligjin drastik për pensionet, vendimi prek shqiptarët

Athina zyrtare do të prezantojë një projektligj që skualifikon nga pensioni shtetëror personat që nuk kanë qenë rezident në Greqi për 40 vite. Lajmi publikohet nga gazeta ‘Kathimerini’.

Projektligji që do të prezantohet nga ministria e punës do të prekë minoritarët grekë nga Shqipëria që paguajnë sigurime shoqërore.

Lajmi për amendamentin u publikua pasi këngëtari dhe lideri i grupit muzikor Melisses, Christos Mastoras, që ka lindur në një fshat me minoritarë në jug të Shqipërisë, doli kundër qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e ka telefonuar këngëtarin të enjten për t’a informuar për ndryshimet në projektligj. Me këtë vendim duket shumë e largët dita që Greqia të njohë vitet e punës për emigrantët shqiptarë që kanë punuar në vendin fqinj.

Fjalët Kyce

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *