Një 31-vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës në Greqi pasi akuzohet për plagosjen e një shtetasi grek teksa po tentonte të grabiste biznesin e tij.
Mësohet se i riu është arrestuar të premten e kaluar ndërsa referuar mediave të shtetit fqinj, bëhet me dije se ai qëndroi sot për rreth dy orë në zyrën e Prokurorit dhe hetuesit, ndërkohë që u shty për të premten afati i kërkimit të faljes.
Shqiptari akuzohet për ‘vrasje në tentativë, me qëllim grabitjen’, si dhe për ‘shkelje ligjore për armët dhe të huajt’. 31-vjeçari u paraqit në seancë pa avokat në seancën ndaj tij, ndërkohë që pritet që një anëtar i Avokatisë së Lamisë të emërohet për ta mbrojtur.
Arrestimi i shqiptarit, emri it ë cilit nuk është bërë i ditur, ka ndodhur në zonën e Bashkisë Kamenon Vourla, në Agnanti ku edhe qëndronte i fshehur.