Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Grekët ‘ngrenë duart lart’, ndalojnë kalimin në Kakavijë: Nuk e përballojnë dot fluksin e udhëtarëve

Fluksi i madh i udhëtarëve që po kalonin në Kakavije ditën e sotme ka bërë që pala greke të pezullojë punën në pikën kufitare.

Kalimi i mjeteve dhe udhëtarëve është páralizuar për shkak se punonjësit grekë kanë ‘çuar duart lart’ përballë fluksit të madh dhe justifikohen se nuk e përballojnë dot ngarkesën e madhe të punës në këto ditë të nxehta të gushtit.

Një situatë e pazakontë e cila ka bërë që radha në pikën kufitare të shtohet akoma më shumë duke u shtrirë në disa kilometra. Qytetarët shqiptarë që presin të kalojnë për në Greqi janë në paqartësi totale dhe nuk dinë çfarë do të ndodhë me rifillimin e punës nga ana e sporteleve greke.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *