Djali i kryeministrit Edi Rama, Gregu, ka publikuar nje foto të hershme me gjyshen e tij Anetën, e cila u nda sot nga jeta.
Greg Rama ka ndarë disa fjalë prekëse për nënën e tij, ku shkruan se: Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe”.
Kujtojmë se mamaja e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës dhe për shkak të pandemisë do të ketë numër të kufizuar njerëzish. Aktualisht kryeministri Rama, i vëllai Olsi, Gregu dhe familjarë të tjerë ndodhen në shtëpinë e Aneta Ramës.