Festimet e Ditës së verës në Elbasan nuk shkuan si duhet këtë vit pasi pati përplasje fizike mes simpatizantëve të dy partive politike.Kjo ndodhi teksa Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama mbërritën të dy në qytet për të uruar dhe për të ndjekur nga afër festimet e kësaj feste.
Kjo ngjarje ka bërë që gratë e këtij qyteti të organizojnë sot një protestë të heshtur në të cilën kanë zgjedhur të marshojnë në bulevardin e qytetit nën sloganin “Elbasani meriton qetësi”.
Kjo protestë vjen pas ngjarjeve të shumta të ndodhura në këtë qytet, ku më e fundit ka qenë ajo e datës 14 mars,kur në Elbasan festohej “Dita e Verës”, ku simpatizantë të partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste janë përplasur dhe konfliktuar me njeri tjetrin, duke shkaktuar një situatë tepër të rëndë.