Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Gratë e veshura me lejla në inagurimin e Biden, mësoni 3 domethëniet e ngjyrës që veshën zonjat e larta të SHBA-së

Ngjyra lejla mbizotëronte në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ditën e djeshme, të paktën për sa i përket grave.

Zëvendës-presidentja, Kamela Harris, ish-zonja e parë Michelle Obama, ish-kandidatja për presidente Hillary Clinton, të gjitha ishin kujdesur të kishin lejlanë pjesë të veshjes së tyre.

Përzgjedhja e ngjyrës lejla ishte jo e rastësishme, pasi ajo simbolizon 3 gjëra: pushtetin mbretëror, titullin e nderit që i jepet ushtarëve heronj, si dhe unitetin.

Ky i fundit është në fakt simboli më domethënës teksa SHBA-ja përballet me një përçarje të madhe politike, duke qenë se ish-Presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pushtetit te Presidenti i ri Joe Biden, pasi që më parë ka deklaruar se votat janë vjedhur.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *