Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

”Gramoz Ruçi nuk ka vrarë pllumba, po djem nënash”, revolta e nënës së të riut shkodran që u vra në 2 prill(Video)

Ditën e sotme në Shkodër është zhvilluar protesta përkujtimore për vrasjen e katër të rinjve.

Në 2 prill 1991 katër djem shkodran u vranë, ndërsa familjarët akuzojnë për këtë ngjarje kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Nëna e dëshmorit Besnik Ceka kërkon nga prokurorja Arta Marku rihapjen e dosjes së vrasjes së katër të rinjve, ndërsa thotë se Ruçi nuk duhet të jetë në krye të Kuvendit.

‘’Kërkojmë drejtësi, drejtësia tash e 27 vite nuk ka vepru. I lutem Arta Markut që të vërë drejtësi. Gramoz Ruçi nuk ka vrarë pllumba, po ka vrarë katër djem nënash, në moshën më të bukur të rinisë, 22 vjeç.

Sot Gramoz Ruçi të drejtoj Kuvendin shqiptar kërkon që të bëjë një 2 prill të dytë. Parlamenti është i dalë nga populli”, shprehet nëna e Besnik Cekës.

Historiku i 2 prillit:

Vrasja e katër të rinjve shkodranë mbetet ende sot e pazbardhur. Ajo do të ishte një ditë e zezë për Shkodrën. U vranë 4 bijtë e saj ndër ta Arben Broci njëri nga themeluesit e PD-së, student i dhjetorit që kishte spikatur ndër të tjerë për qëndrime të qarta kundër regjimit komunist. Ai ishte i njohur tashmë publikisht, për përplasjet e forta me presidentin e kohës Ramiz Alinë, gjatë takimit me studentët.

Por për regjimin e kohës ai ishte një ndër katër protestuesit e vrarë më 2 prill në Shkodër. Ish ministri Gramoz Ruci, në raportimin e tij për ngjarjen, për të cilën akuzohej se ai kishte dhënë urdhërin për vrasje, ngre një alibi. Ai kishte qenë në një mbledhje me autoritete të lartë të shtetit.

“Para se të futesha në mbledhje, pyeta në telefon zëvendësministrin, i cili më tha se sapo më njoftuan që në Shkodër ka një të vrarë, por nuk kam informacion për rrethanat e vrasjes. Duke raportuar në mbledhjen e Presidencës, më informojnë nga Ministria se në Shkodër janë vrarë edhe dy qytetarë të tjerë, është djegur Komiteti i Partisë së Punës, si dhe janë plagosur disa të tjerë, numri i të cilëve nuk dihet”.

(E.K/FAXWEB.AL) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *