Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Dalin fotot, kush janë dy vëllezërit që mbetën të vrárë në pragun e shtëpisë, kònflikti 15-vjeçar që u mori jetën

Detaje të reja mësohen nga vrásja e dyfishtë e vëllezërve Bardhi në fshatin Gramëz të Krujës mbrëmjen e djeshme, fotot e të cilave janë siguruar dhe nga Faxweb.al. Burime bëjnë me dije se víktimat Gramoz dhe Xhentil Bardhi, 34 dhe 24 -vjeç kanë pasur kònflikte të hershme me autorin e dyshuar të kësaj vrásje të dyfishtë Roland Pula, i cili është arritur që të identifikohet nga ana e policisë, por nuk është bërë ende i mundur árrestimi i tij.

Mësohet se Pula është një person problematik, pasi dhe më herët ka pasur precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe vjedhjeve.

Mësohet se kònflikti mes dy víktimave dhe autorit vazhdonte prej vitesh, ndërsa ka arritur kulmin mbrëmjen e djeshme ku dyshohet se ka pasur sherr në ambientet e një lokali. Pas ngjarjes Roland Pula ka shkuar pranë banesës së dy víktimave dhe ka qëlluar drejt tyre. Kanë qenë familjarë të tjerë ata që kanë bërë transportimin e dy të rinjve drejt spitalit të Traumës, por kanë ndërruar jetë rrugë.

Mes dy familjeve Bardhi dhe Pula ka pasur një kònflikt te hershem. Rreth 15 vite më parë djemtë e familjeve përkatese janë rrahur tek fusha e sportit të fshatit. Policia ndërkohë ka marrë në pyetje si babain e autorin ashtu dhe atë të víktimave, për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes të ndodhur, që ka prishur harmoninë e fshatit, që prej vitesh të tëra nuk shënonte ngjarje të tilla të rënda.

Ka dyshime se në átentat të kenë marrë pjesë edhe persona të tjerë përveç Pulës, pasi sipas dëshmive mbi ta është qëlluar njëkohësisht. Mbetet ende pjesë e hetimeve për të zbuluar personin tjetër apo personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë krim.

Mësohet se pjesë e kònflikteve mes Pulës dhe dy vëllezërve Bardhi kanë qenë dhe ato që lidhen me pronësinë e një toke, por mbeten ende në hetim. Faxweb.al raporton se njëri prej vëllezërve Xhentil Bardhi ka qenë prift dhe një besimtar i rregullt, ndërkohë që Gramoz ka qenë i martuar dhe me dy fëmijë.

Policia ngriti mbrëmjen e djeshme drone në të gjithë zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, po derimë tani e vetmja gjurmë që është gjetur prej tij është mjeti me të cilin ai ka tentuar që të largohet nga vendngjarja, që duhet thënë se bën pjesë te makinat luksoze. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *