Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Graj gomarin tat”, Meta i jep një përgjigje ‘klasi’ Veliajt: Ka ca që nuk do e kuptojnë asnjëherë, Europa nuk është vetëm euro…

Presidenti i vendit Ilir Meta teksa doli në konferencë ku tha se kishte depozituar padi në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të qeverisë për të kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës Teatrin Kombëtar, iu përgjigj në mënyrë indirekte dhe Erion Veliajt, i cili tha se presidenti do të bënte mirë që të ngiste ”gomarin e tij”.

“Unë ju uroj që të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim, dua ta theksoj edhe njëherë se cilido që nuk e ka kuptuar dhe nuk do e kuptojë ndonjëherë, është që Europa nuk është vetëm euro, por në radhë të parë është kulturë, është vizion, por është dhe identitet”, tha Meta në përgjigjen e tij.

Pak ditë më parë Veliaj tha se presidenti duhet të shihte punën e tij, dhe më pas të ndërhynte në punët e të tjerëve. ”Kane nje shprehje epike tironcit per gjithe ata qe sistematikisht fusin hundet ne gjera qe as i kuptojne, as u takojne: Graj gamorin tat!”, u shpreh pak ditë më parë Veliaj.

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, u shpreh se ka depozituar një padi të dytë në Gjykatën Kushtetuese, kundër kalimit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Meta tha se Bashkia e Tiranës nuk mund të shprehet për çështje jashtë juridiksionit të saj, dhe se vendimet për godinën e Teatrit Kombëtar, duhet të merren vetëm në emër të Republikës.

Meta: Depozitova një padi për kalimin e Teatrit në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Është një detyrim kushtetues i presidentit që të mbrojë pasurinë publike, e cila është e lidhur ngushtë me identitetin kombëtar.

Synohet të zhduket dhe memoria jonë të humbasë. Vendimi është anti-kushtetues për cënimin e pasurisë kombëtare. Është e qartë, se përmes togfjalëshit, ndërtimin e e një godine me standarde dhe që i ndalohet të ndryshojë destinacionin, qëllimi për shkatërrimin e kompleksit është urdhëruar dhe këshilli bashkiak mbetet vetëm ta vendosë në zbatim. Prishja e godinës do të përbënte shkelje të parimeve kushtetuese. Këto akte duhet shfuqizuar dhe të vendosë për pezullimin e vendimit të tyre.

Qeveria dhe bashkia kanë shfaqur hapur se qëllimi i tyre është i qartë se nuk tërhiqen nga shembja dhe ndërtimi i një godine të re. Këto deklarata për kryebashkiakun kapërcejnë edhe kufijtë e lejuara nga ligji për vetëqeverisjen vendore, për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore. Duke qenë se kjo pasuri është Teatri Kombëtar dhe që lidhet me interesin e përgjithshëm kombëtar, bashkia nuk mund të ketë në pronësi dhe aq më tepër të shprehet dhe të tejkalojë kufijtë.

Pronësia duhet të qëndrojë vetëm në emër të Republikës së Shqipërisë. Edhe padia e parë duhet të vijojë që të shqyrtohet. E drejta për të vendosur nuk i takon vetëm një qeverie apo bashkie, por të gjithë qytetarëve, atëherë i takon vetëm gjykatës Kushtetuese për t’u shprehur. (E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *