Dy persona janë arrestuar në elbasan mbrëmjen e sotme pasi janë kapur në kushte e flagrancës duke vjedhur në një biznes.
Të rinjtë e arrestuar janë Ronaldo Nuredini 23 vjeç dhe Erion Bylykbashi 29 vjeç pasi ishin duke vjedhur një mini-market në këtë qytet.
Vetëm 24 orë më parë ata kanë grabitur një pikë të kompanive celulare. Dy të rinjtë janë të dënuar edhe më parë për vjedhje. Pas kontrolleve, të rinjtë rezultojnë se janë autorë të rreth 20 vjedhjeve
Duke parë kohezionin e veprimtarisë së tyre të paligjshme, me sa duket ata kanë shfrytëzuar edhe situatën e emergjencës ku lëvizjet janë të pakta dhe përgjatë natës në rrugët e qytetit nuk ka asnjë lëvizje.