Policia e Shtetit, Ministria e Brenshme dhe TIA ishin në një komunikatë për mediat ku kanë folur rreth grabitjes së djeshme në Rinas.
Kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu deklaroi se “Grupi hetimor është duke punuar intensivisht. Policia është duke punuar 24 orë dhe do të bëjë të mundur ta zbardhë këtë ngjarje. Jemi në rritje të parametrave të sigurisë. Në momente të caktuara nuk kemi gjetur bashkëpunimin e duhur nga kompania që është përgjegjëse për sigurinë në Rinas. Nisur nga kjo, me urdhër të kryeministrit, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit merr përgjegjësinë e drejtimit, menaxhimit, kontrollit dhe bashkëpunimit me kompaninë në aeroport për të mundur kthimin e sigurisë në aeroport. Ne do të kërkojmë çdo ditë rritjen e parametrave të sigurisë”
Ndërsa, zv. ministër i Infrastrukturës, Artan Shkreli, ka falenderuar Policinë e Shtetit e cila nuk hezitoi në përballjen e me grupin criminal, duke e konsideruar grabitjen e djeshme sit ë vogël pasi sipas tij nuk pati humbje të jetëve nga ana e mbrojtësve civil.
“Ne patëm një bisedë me përfaqësuesin e TIA-së që ka të bëjë me ndryshimin e procedurave për rritjen e sigurisë. Kemi dhënë rekomandime për ndryshime në kontratat që janë bërë në pranverë të 2013, do të ndryshojnë. Do të jetë policia e Shtetit e cila që do të marrë përgjegjësinë, duke ndryshuar praktikën e deri më tanishme. Kemi menduar se koncesionari do të reflektonte. Falënderoj Policisë, e cila vetëm çështje sekondash u ballafaqua me grabitësit, me grupin që ishin të armatosur deri më dhëmbë. Ka ndodhur e keqja më e vogël, humbje financiare. Nuk kemi pasur humbje të civilëve apo të efektivëve të policisë”, tha Shkreli.