Policia ka reaguar sa i takon grabitjes së ndodhur në fshatin Dom të Klosit, ku rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, një grup personash kanë hyrë në banesën ku ishin nëna dhe i biri i saj dhe u kanë grabitur 8 mijë euro dhe miliona lekë nën kërcënimin e armës.
Në reagimin e bërë thuhet se për ngjarjen e ndodhur, janë shoqëruar në polici gjashtë persona, ndërsa ende nuk janë identifikuar autorët.
Njoftimi i policisë:
Klos/informacion paraprak
Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.