Kanë dalë detaje të reja lidhur me grabitje e ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Sipas burimeve për “Faxnews” behet me dije se autori i cili ka kryer grabitjen dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër, duke i marrë kështu të gjithë xhiron ditore të lekëve në kasë
Ai ka kryer grabitjen i vetëm, por nuk dihet nëse ka pasur persona të tjerë që e kanë pritur jashtë.
Reagimi i policisë
Më datë 26.01.2021, rreth orës 20:13, në rrugën “Bardhok Biba”, një person ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcenimin e armës ka vjedhur në një farmaci.
Sherbimet e Policisë menjeherë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëhet krehja e zonës në afërsi të vendit të ngjarjes me sherbime të shtuara.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.