Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar ditën e sotme për grabitjen me armë që ndodhi në një argjendari në Gjirokastër.
Sipas Policisë, janë dy autorë të dyshuar që kanë marrë pjesë në grabitje. Ata kanë vepruar nënë kërcënimin e armëve dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia njoftoi gjithashtu se janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
“Gjirokastër/Informacion paraprak
Më datë 31.03.2021, rreth orës 18:10, në lagjen “18 Shtatori”, në një argjendari, dy persona të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës, kanë vjedhur sende me vlerë dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi Policia.
(E.H/Faxweb.al)