Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Grabitja e 11 mln lekëve në postën e Krujës, gjashtë të arrestuar (EMRAT)

Detaje të reja dalin nga grabitja e posta e Krujës, ku deri më tani janë arrestuar 6 persona.

Të arrestuarin janë: Andi Rexhepi (Paturri), Gazmir Saka, A.Caka, Mark Caka, Hysen Kica, Bujar Tafa.

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura dhe armë.

Nga posta janë grabitur rreth 11 milionë lekë të vjetra, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Besnik Parruca, roja e postës, nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 11 milionë lekësh dhe një sasi valute dhe më pas janë larguar.

51-vjeçari deklaroi para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

(K.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *