Policia e Lezhës ka mundur të identifikojë autorin e grabitjes së argjendarisë. Bëhet fjalë për një 17-vjeçar të identifikuar me inicialet K.N i cili është shpallur në kërkim nga blutë e Lezhës.
Mësohet se ai ka arritur të grabisë disa bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse.
Vijon puna për kapjen e tij ndërkohë që tashmë materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Lezhë / Vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë, identifikohet dhe shpallet në kërkim një 17- vjeçar.
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin K.N. 17 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.
Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:45 në një argjendari në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Argjendaria ndodhej vetëm 100 metra larg Komisariatit të Policisë por kjo nuk e ka friksuar aspak 17-vjeçarin i cili qetësisht ka kryer vjedhjen pa u pikasur nga asnbjë kalimtar dhe pse zona në atë orar ka një fluks të madh lëvizjesh. Pronari i argjendarisë është përpjekur ta ndalojë duke u përplasur dhe fizikisht me të por nuk ka arritur ta ndalojë pasi 17-vjeçari ka mundur të largohet me motor.