Paraditen e sotme në redaksinë e Faxweb.al një qytetar denoncoi grabitjen me dhunë të banesës së një biznesmeni në zonën e Bulqizës. Bëhej fjalë për banesën e shtetasit Ahmet Mira, i cili ka një lokal dasmash në zonën e Bulqizës.
Sipas dëshmisë ‘’Personat që kanë hyrë në banesë pasi i kanë lidhur, i kanë rrahur brutalisht nënën e vjetër, nusen e shtëpisë, të zotin madje nuk kanë kursyer as fëmijët (gocën dhe djalin), duke u bërë terror. I kanë marrë dhe furgonin dhe ja kanë hedhur në përrua”.
Qytetari tregon se Mira dhe familja e tij janë punëtorë dhe taksapagues të shtetit dhe sipas tij ngjarja është tentuar të mbahet e fshehtë nga ana e policisë.
Ndërkohë që pak momente më parë në një njoftim të policisë së Bulqizës thuhet se për këtë ngjarje janë arrestuar 8 persona, si të përfshirë. Policia është vënë në lëvizje dhe ka mundur që të gjejë dhe mjetin e braktisur që autorët kanë përdorur në grabitje.
(E.K/FAXWEB.AL)