Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Grabitën dhe vranë çiftin/ Kush është i dënuar me burgim të përjetshëm që u ekstradua nga Viena

Është ekstraduar nga Viena një 43 vjeç shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm.

Viktor Pelivani, lindur në Fier, është ekstraduar drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit Vlorë në maj të 2018 e dënoi me burgim të përjetshëm, pasi në bashkëpunim me Feta Kaja dhe Jurgen Bacja, hynë në banesën e Bajram Driza dhe Natasha Driza për të kryer vjedhje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 7 gusht, viti 1999.

Pasi janë diktuar nga cifti në momentin e vjedhjes, Kaja ka qëlluar me armë zjarri duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të dy bashkëshortëve.

Feta Kaja 40-vjeçar nga Fieri, është dënuar në vitin 2002 me burg për jetë, pasi është shpallur fajtor për vrasje e çifitit B.D dhe N.D. Kaja u estradua nga Greqia drejt vendit tonë në 2016.

Çifti Driza sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.

Feta Kaja dhe Viktor Pelivani

(K.H/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *