Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Super gomonia e kapur në Vjosë e para e këtij lloji në Shqipëri, e pajisur me radarë dhe një fuqi marramendëse (Detaje)

Ka zgjatur për më shumë se 5 ore operacioni në det të hapur i Guardia Di Finanzia dhe policisë së Vlorës për kapjen e një gomoneje të fuqishme që dyshohet se kryente trafik droge.

Gomonia u kap në afërsi të Mifolit, por trafikantët arritën të shpëtonin, ndërsa në bordin e mjetit nuk u gjet lëndë narkotike, po vetëm një sasi karburanti.

Bëhet fjalë për një gomone të sofistikuar, mbi 10 metra të gjatë, me tre motorë me 350 kuaj fuqi e para e këtij lloji e kapur në vendin tonë.
Po ashtu gomonia ishte e pajisur me radarë për të kontrolluar territorin ku kalonte.

Jo vetëm 7 mjete lundruese, por edhe një helikopter dhe dron u vunë në ndjekje të saj pasi u pikas nga Guardia Di Finanzia në Itali.Ajo u ndoq nga Karaburouni deri në afërsi të lumit Vjosë, aty ku u gjet e braktisur.

Dyshohet se trafikantët e kanë dorëzuar lëndën narkotike në Itali, e më pas po kthehej në Shqipëri, atëherë kur edhe u pikas.

“Po hetohen edhe lëvizje të policisë kufitare për faktin se si ka mundësi që një gomone kaq e madhe nuk u pikas kur u nis nga Shqipëria. Ndërkohë që Guardia Di Finanzia po heton të gjitha lëvizjet e tij në bazë të radarit dhe GPS që kishte në bord. Kjo do sjellë edhe hetim ndaj policisë kufitare”,- tha gazetari Enrik Mehmeti.

NJOFTIMI I POLICISE: Në vijim të operacionit të kërkimit të mjetit lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare, bashkë me DVP Vlorë, Delta Forcë, Rojën Bregdetare dhe Guardia di Finanza, kanë bërë të mundur gjetjen dhe bllokimin e gomones, në brendësi të lumit Vjosë, në afërsi të Mifolit. Nga këqyrja dhe kontrolli i mjetit lundrues nuk është gjetur në bord lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë vazhdojnë krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë qenë në bordin e këtij mjeti lundrues, si dhe kontrollin në ujërat detare për lëndë narkotike pasi dyshohet se mund ta kenë hedhur në det gjatë ndjekjes nga Policia.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *