Qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi masat e reja anti-Covid të cilat do të jenë në fuqi nga data 7 deri më 18 prill, ndërsa është vendosur ashpërsimi i masave kufizuese.
Pas këtij vendimi ka reaguar reperi i njohur Gold Ag, i cili ironizuar duke thënë se po i ashpërsojnë masat pasi është afër fillimi i muajit të Ramazanit.
“Si tvjen Ramazani virusi egersohet interesant. O ja çelne krejt ja mshelne krejt se na keni lodhë”, shkroi reperi.
Mes masave të reja që janë marrë në Kosovë, është dhe ajo për mbylljen e bareve dhe restoranteve, si dhe kalimi i shkollave online, për të paktën dy javë.