Fax News zbulon detaje të reja nga arrestimi i Safet Rustemit mbrëmjen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet, operacion i cili ishte në vijim të një operacioni në Shkodër, dhe ashtu siç ka bërë të ditur dhe ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ka pasur arrestime dhe në Hollandë.
Ndërkohë që mësohet se emrat e tjerë të personave që janë arrestuar janë Behar Bajri, kushëriri i parë i Safet Rustemit, arrestimi i të cilit është bërë në Shkodër dhe Elvis Brajovic. Po ashtu është arrestuar dhe kushëriri tjetër i Safet Rustemit, Enver Bajri në Roterdam.
Pra Behar Bajri arrestuar në Shkodër dhe Enver Bajri në Roterdam janë vllezër, dhe njëkohësisht kushërinj të parë të Safetit.
Arrestimi i Rustemit u krye pas dy masave të sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e krimeve të rënda.
Një masë ka të bëjë me dosjen e tij në Belgjikë dhe dënimin me 9 vite burg në këtë vend, dhe tjetra për llogari të palës shqiptare e cila, ku prokuroria e krimeve të rënda ka hapur një vit më parë procedim penal ndaj tij për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Belgjikën dhe dosja ndaj tij do shqyrtohet nga gjykata e krimeve të rënda këtu. Mësohet se në total janë kryer 5 arrestime, gjithsesi informacionet zyrtare do të bëhen të ditura publikisht nga vet drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Ky i fundit në prani të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela do të japë një konferencë për shtyp. Gjithashtu të njëjtat burime thonë se Safet Bajrit dhe të arrestuarve iu janë sekuestruar edhe pasuritë, detaje që do zbulohen më pas.
(E.K/FAXWEB.AL)