Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Krubinit, pasi një ditë më parë ka goditur me thikë dhe sende të forta një 65-vjeçar. Sipas policisë, i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti, ndërkohë Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë dhe sende të forta shtetasin H. S., 65 vjeç, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.