Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës për të cilin Faxweb.al mëson se është M.Çobaj.
Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Çobaj, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen.
Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/528689081253136/
(F.GJ/FAXWEB.AL)