AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Goditi më çekiç në kokë shitësen, arrestohet autori i ngjarjes së mbrëmshme në Elbasan

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e kalaur  në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan ndërkohë mëngjesin e sotëm Polica ka njoftuar arrestimin e Autorit.

Alert Caroshi, në përpjekje për të grabitur një dyqan ka hasur në rezistencën e shitëses, thanë burime policore një ditë më parë. Gjatë përleshjes, autori e ka qëlluar me çekiç në kokë duke e lënë të plagosur shitësen.

Autori ka shkuar për të blerë në dyqan dhe kur vajza e ka pyetur se çfarë dëshiron të blejë 45-vjeçari ai e ka qëlluar më çekiç në kokë.

Aty pranë ka qenë babai i vajzës i cili është konfrontuar me autorin. Kanë ndërhyrë fqinjët të cilët e kanë dërguar në spital.

Shitësja ka përfunduar në spital, ndërkohë autori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit.

Dyshohet se 45 vjeçari është i sëmurë mendor, por pavarësisht problemeve me shëndetin mendor punonte si mësues në Njësinë Administrative Paper.

Burime për Faxweb.al bëjnë të ditur se grabitësi është Olti Janaq Caroshi, 45 vjeç dhe dyshohet se ka goditur me çekiç, 20 vjeçaren Anxhela Panxhi, ndërkohë ai ka rënë mëngjesin e sotë në prangat e Policisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *