Një incident ndodhi gjatë takimit të djeshëm mes Gramshit dhe Adës (4-0), ku lojtari i ekipit mik gòditi gjyqtarin, pasi ky i fundit akordoi një penallti në favor të ekipit pritës. Bëhet fjalë për arbitrin B.L., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë pòlicia ka árrestuar në flagrancë shtetasi V. P., 29 dhe materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i pòlicisë: Gòditi për shak të detyrës arbitrin e ndeshjes, árrestohet në flagrancë futbollisti. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Pòlicisë Gramsh árrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 29 vjeç, lojtar i skuadrës së futbollit Ada, banues në Velipojë, Shkodër, pasi në stadiumin e qytetit të Gramshit, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi-Ada, ka gòditur dhe fyer arbitrin e ndeshjes, shtetasin B. L., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi nuk ishte dakort me ekzekutimin e një penalltie.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.