Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Godet me grushta 2 policët, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit pas një ngjarjeje të paprecedentë që ka ndodhur në rrugën e plazhit të Divjakës.

Sipas njoftimi të Policisë, shtetasi me inicialet E.B., duke drejtuar automjetin e tij, tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme

Pas kësaj, policia ka mundur të bëjë menjeherë shopqërimin e tij në komisariat, ndërkohë që materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i plotë:

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, arrestohet në flagrancë autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *