Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Godelli dëmtohet dhe braktis garën, si u paraqit Qerimaj në Europian

Daniel Godelli është dëmtuar dhe është tërhequr nga gara në Europianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë. Sportisti shqiptar, i cili garon në peshën 81 kg, që në provën e dytë e pësoi.

Në tentativë për të ngritur 152 kg në stilin e shkëputjes, Godelli u dëmtua dhe më pas mjekët panë gjendjen e tij. Ka qenë e pamundur që ai të garonte sërish dhe aventura e tij në Europian mbyllet jo sikur ai dëshironte.

Sot ka garuar edhe Erkand Qerimaj, në baterinë B për shkak të një dëmtimi që ka pasur. Ai nuk ishte në maksimumin e tij për këtë arsye. Ai ngriti 156 kg në shkëputje dhe 180 kg në shtytje. Vetë shkodrani pas garës shkruante në rrjetet sociale:

“Gara përfundoi, unë u rendita i dyti në shkëputje dhe i treti në dygarësh në baterinë time! Duke pasur parasysh edhe dëmtimin në bërryl, e konsideroj sukses garën dhe faktin që dola i padëmtuar! Shumë faleminderit për mbështetjen tuaj, dashamirësit e mi”.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.