14:41 | 13/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Advertisement
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gledis Nano inspekton masat në Shëngjin: Nga vëzhgimi me dylbi nuk konstatova asnjë mjet lundrues

15:44 | 06/08/2022
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gledis Nano inspekton masat në Shëngjin: Nga vëzhgimi me dylbi nuk konstatova asnjë mjet lundrues

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, mesditën e sotme, inspektoi masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe.

Drejtor Nano, i shoqëruar nga Drejtori i DVP Lezhë Drejtues i Parë Vehbi Bushati, zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët mbulojnë zonën bregdetare në qarkun Lezhë.

Drejtori i Përgjithshëm  Gledis Nano ka kërkuar nga drejtuesit e strukturave, si dhe nga efektivët, angazhim dhe përkushtim, për zbatimin me rigorozitet të detyrave dhe masave shtesë të caktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me qëllim  parandalimin e  ngjarjeve që cënojnë jetën dhe shëndetin e pushuesve në plazhe e zona turistike.

Nano: “Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike.

Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Ky është privilegj, po aq edhe përgjegjësi, ndaj mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve me përkushtim e humanizëm.”

Më pas, Drejtor Nano, bashkë me drejtuesit e policisë vendore dhe kufitare, ka inspektuar nga afër masat shtesë. Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera nuk është konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues.

Policia e Shtetit deklaron se është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë operacion masiv të ndërmarrë ndaj mjeteve lundruese, i cili do të kalojë në disa procese verifikimi dhe më pas mjetet lundruese që do të rezultojnë të rregullta, do t’i nënshtrohen rregullave të reja për të zbatuar me rigorozitet largësinë nga perimetri i sigurisë së pushuesve.

ShareTweetSendShareSend
Pas

Erdogan i propozon Putinit një takim me Zelenskyn në Turqi

Para

Lufta e Tretë është afër? The Sun: Kina provon “fundosjen e aeroplanmbajtëseve” amerikane në Tajvan

Para
Lufta e Tretë është afër? The Sun: Kina provon “fundosjen e aeroplanmbajtëseve” amerikane në Tajvan

Lufta e Tretë është afër? The Sun: Kina provon “fundosjen e aeroplanmbajtëseve” amerikane në Tajvan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Fax News LIVE







Të Fundit

Mbetet “mister” zhdukja e Ervis Martinajt pas denoncimit të familjarëve të tij, policia shton kontrollet në këtë qytet (Çfarë dyshohet)

Me fashë në këmbë, publikohet fotoja e parë e Vali Corleones pasi u plagos me armë zjarri nga 22 vjeçarja

“I bllokuan skafin dhe e gjobitën”, 42 vjeçari në Velipojë zbulon incidentin me policinë: Kam dokumentacionin përkatës, u irrituan pasi…

Fluksi i lartë i shqiptarëve që kthehen në atdhe, pala greke shton sportelet në Kakavijë

VIDEO/ Pak metra larg vendit ku ndodhi tragjedia në Himarë, skafi futet në zonën lundruese, policia gjobit pronarin

Ndodh në Tiranë/ Makina bie në lumin e Lanës, shoferi ia mbath nga vendngjarja, policia vihet në kërkim të tij

Dorëzohet në KiE rezoluta e votuar në kuvend kundër raportit të Dick Marty-t, Rama: Nuk mund të qëndrojë më në fuqi

“Puna ka rënë, njerëzit kanë ikur”, boshatiset tregu i fruta-perimeve në Elbasan, qytetarët nuk përballojnë dot çmimet

Plazhet e boshatisura nga pushuesit, Rama: Janë shtuar turistët britanikë në Shqipëri

“Një hall i madh e shtyu Ramën të ndryshonte drejtim”, Këlliçi: I dha 22 milionë euro Gugalles për një propozim të pakërkuar

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.