02:30 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

“Gjysma e Bashkimit Evropian pritet të jetë në recesion”, Georgieva: Ekonomitë më të mëdha botërore po ngadalësohen

14:22 | 03/01/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gjysma e Bashkimit Evropian pritet të jetë në recesion”, Georgieva: Ekonomitë më të mëdha botërore po ngadalësohen

Realiteti global afatshkurtër është i ashpër. “Presim që një e treta e ekonomisë botërore të hyjë në recesion” thotë përfaqësuesja e FMN, Georgieva. Sipas saj edhe për vendet që nuk janë në recesion: “Do të ndihet si recesion për qindra miliona njerëz.”

Aresyeja është se tre ekonomitë më të mëdha botërore, Amerika, Europa dhe Kina po ngadalësohen njëkohësisht. Ndërsa SHBA mund të shmangë një recesion të mundshëm, situata duket më e zymtë në Evropë, e cila është goditur rëndë nga lufta në Ukrainë. “Gjysma e Bashkimit Evropian pritet të jetë në recesion”, shtoi Georgieva.

Por efektet e recesionit janë domino. Dhe nën ethet e këtij paralajmërimi – Shqipëria është ndër vendet vulnerabël, përfshirë dhe vende të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Katër kërcënime i shigjetohen Shqipërisë. Së pari, vijimi i emigracionit – njerëzit në mungesë të mundësive do vijojnë t’i kërkojnë ato gjithnjë e më shumë jashtë vendit. Nuk ka arsye thelbësore që ky trend do ndryshojë. Së dyti, inflacioni – megjithëse ai global po frenohet – pritet të vijojë të jetë i ndjeshëm duke shkaktuar efekte sidomos në shtresat sociale vulnerabël. Së treti, kriza energjëtike po trondit balancat e përfitueshmërisë për disa biznese, duke vënë në dyshim planet e investimeve. Së fundmi, sfidat gjeopolitike rajonale dhe vështirësia që Kosova me Serbinë po tregojnë për arritjen e një marrëveshje, do vijojë të ngadalësojë tregtinë rajonale dhe shansin për një progres të shpejtë Ballkanik ‘në bllok’ drejt Europës.

Por jo çdo gjë është e zymtë. Shqipëria mund të përfitojë investime dhe rritje ekonomike nga dy momente. Së pari, negociatat e sapo-hapura me BE, ofrojnë një shans unik për të adaptuar një kornizë reformash strukturore që do sillnin akses në $Milliona fonde dhe ‘ripërtërim’ të aftësive profesionale. Por që të ndodhi ka nevojë për një vullnet real për t’u transformuar.

Së dyti, konfliktet globale gjeopolitike po detyrojnë kompanitë perëndimore multinacionale të kërkojnë për tregje të reja prodhimi. Por që të përfitojë Shqipëria ka nevojë të përmirësojë ofertën e prodhimit, e cila deri tani është fokusuar vetëm në ‘çmim të ulët’. Dhe që ta bëjë këtë me sukses, si gjithmonë ka nevojë për një partneritet të mirëfilltë të administratës publike me sektorin privat. 2023 do e testojë realisht këtë mundësi.

Pas

Ronaldo mbërrin në Riyadh, tifozët presin në radhë të blejnë fanellën e tij

Para

Arrestohet Dibran Hoxha, vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një faturë 400 euro

Para
Arrestohet Dibran Hoxha, vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një faturë 400 euro

Arrestohet Dibran Hoxha, vrau 31-vjeçarin nga Kukësi për një faturë 400 euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.