Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

“Jeta s*ksuale është e mahnitshme”, Gjyshja 60-vjeçare zbulon si nisi historinë e dashurisë me 21-vjeçarin, cila ishte “bòmba” që e vùlosi romancën

Historia e dashurisë së një 60-vjeçareje me të dashurin 39 vite më të ri e ka bërë që të humbasë të gjithë miqtë. Pam Shasteen ka nisur bashkëjetesën me Jonathan Langevin, 21 vjeç, i cili është cilësuar si “nipi i saj”.

Çifti i dashuruar nga Tulsa, Oklahoma në Amerikë ka refuzuar që të lejojë komentet për të ndikuar në marrëdhënien e tyre dhe thonë që jeta se*suale është e mahnitshme. Në një intervistë, Pam tha: “Ende nuk mund të besoj që miqtë e mi prej 30 vitesh nuk janë të lumtur për mua vetëm sepse Jonathan është 21 vjeç. Jonathan është dashuria e jetës time dhe nuk më intereson çfarë thonë të tjerët”.

Historia e tyre nisi në shkurt të vitit 2018 kur Pam mori mesazh në aplikacionin e takimeve Badoo nga Jonathan, student për inxhinieri kompjuterike.

“Jonathan kishte flokë kaçurrela dhe nuk dukej më i madh se 20 vjeç. Të dhënat e tij tregonin se ishte 21. Më kanë pëlqyer djemtë e rinj që në të 30-at e mia. Ne vazhduam bisedën dhe zbulova se të dyve na pëlqen astrologjie. Pak minuta më vonë, Jonathan “hodhi bòmbën”. Ai më tha se ishte 19 vjeç.

U strèsova se isha shumë e moshuar për të pasi kam dy vajza, 32 dhe 34 vjeç dhe jam një gjyshe. Por fatmirësisht, Jonathan pranoi se i pëlqen të dalë me gra më të mëdha”, shtoi Pam.

Pas disa ditësh biseda online, takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë dhe një javë më vonë nisën bashkëjetesën. Pavarësisht shikimeve të çùditshme që merrnin në rrugë, për Pam ishte e rëndësishme vetëm të merrte bekimin e vajzave.

“Dy vajzat e mia janë më të mëdha se partneri im me moshë. Por nuk më shqetëson ky fakt. E rëndësishme është që unë jam e lumtur, Jonathan është i lumtur dhe ne duhemi shumë. Ai më ka premtuar se do të më dojë gjithmonë, të njëjtën gjë ja kam premtuar dhe unë.  Sfidë për mua ishte dhe ballafaqimi i Jonathan me vajzat. Unë i lidha sytë atij dhe  e paraqita tek vajzat. Kur i zbulova fytyrën ato mbetën të shokuara kur panë se ai ishte shumë i ri. Megjithatë e bekuan këtë lidhje. Ndihem e lumtur, vajzat e mia më kuptojnë në këtë vendim të rëndësishëm për mua”, theksoi Pam.(A.M/Faxweb.al)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *