Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Nënë e 7 fëmijëve dhe kundër martesave gay, kush është gjyqtarja që ka propozuar Trump për Gjykatën e Lartë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e gjyqtares Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë.

Nëse emërimi i saj konfirmohet nga Senati, Barrett, një katolike konservatore, do të zërë vendin e ikonës liberale Ruth Bader Ginsburg, i cila vdiq ditët e fundit.

Seanca dëgjimore e Barrett para Komitetit të Drejtësisë të Senatit pritet të jetë më 12 tetor.
Duke folur pranë saj në Shtëpinë e Bardhë, Trump e përshkroi atë si një “grua me arritje të pashembullta“.

“Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u krijua për t’u dhënë votuesve një shans për të dëgjuar zërin e tyre se kush shërben në Gjykatë. Ai moment është tani dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet,” tha ai.

Nëse gjyqtarja Barrett konfirmohet, gjyqtarët me prirje konservatore do të mbajnë shumicën 6-3 në Gjykatën e Lartë.

48-vjeçarja do të ishte anëtarja e tretë e emëruar nga presidenti aktual republikan, pas Neil Gorsuch në 2017 dhe Brett Kavanaugh në 2018.

Gjyqtarja e nominuar nga Trump është nënë e shtatë fëmijëve, kundër abortit dhe kundër martesave gay.

Gjykata Supreme në SHBA është e një rëndësie të veçantë për shkak se me vendimet e saj mund të formësojnë politikën publike për gjithçka, nga armët dhe të drejtat e votës deri tek aborti dhe financimi i fushatës.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *