AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Gjyqtarët veçuan çështjen e Alizotit”, Braho: Salianji nuk shpallet fajtor, dëshmitë janë të cënueshme

Pasditen e sotme i ftuar në televizionin Fax News, për të diskutar për çështjen “Babale-Xhafaj”, ka qënë avokati i ish-deputetit Ervin Salianji, Ledia Braho.

Ai ka diskutuar për dosjen Babalja, duke dhënë kështu detaje të reja dhe ka treguar gjithashtu moment nga gjykimi.

I pyetur nga gazetarja, Klaudia Karabolli nëse kanë ndryshuar akuzat e Salianjit ai është shprehur se e sotmja, isht një seancë maratonë.

“Sot ishe një seancë maratonë. Çështja ka kaluar në gjykim themeli për 4 të pandehur që janë ish-deputeti Salianji, gazetari Olldashi, Albert Veliu dhe dëshmitari i rrem i Prokurorisë Fredi Alizorti.”

Ai ka vijuar më tej duke thënë se ende nuk është paraqitur asnjë provë e re por ditën e sotme është vendosur që çështja e Fredit Alizotit të veçohet.

“Jo janë prova që janë marrë që në fillim të çështjes. Sot i janë dorëzuar gjykatës këto prova. Seanca e sotme ka qënë maraton, në këtë 4 orë, 2 orë janë harxhuar nga prokurorët për të njëjtën gjë që në ishim në djëmi më herët, që me njoftimin e akuzës. Ajo që ishte e padëgjuar më parë  dhe krejtësisht në kundërshtim me procedurën penale ishte që gjyqtari vendosi veçimin e çeshtjes për Fredi Alizoti. Pra çështja e tij do të gjykohet veçmas”- ka thënë Braho.

Ai ka folur gjithashtu dhe për akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin Ervin Salianji.

“ Fakti nuk është vepër penale. Ish-deputeti Salianji nuk ka kryer asnjë elemet të figurës së veprës penale për kallëzim të rremë. Ai ka bërë detyrën e tij si deputet (në kohën kur është njohur me rastin). Ish-deputeti Salianji ka komunikuar  me gazetarin investigative Olldashi  dhe Ardi Veliun. Të dy kanë diskutuar për rastin dhe hetimin e kryre. Ndërkohë hetimet kanë të bëjnë me faktin që si Olldashi si dhe Veliu kanë shkuar dhe kanë diskutuar me Salianjin. Pikërisht për shkak se ka kryer detyrën si deptutet  këto fakte konsiderohen si elemnt i figurës së veprës penale të kallzimit të rremë.”

Avokati i ish-deputetit Salianji ka treguar se dhe mbi gazetarin investigative Jetmir Olldashi rëndojnë të njëjta akuza.

“Janë të njëjtat akuzat dhe për Olldashin. Prokurorët pretendojne se Salianji dhe Olldashi  kanë fabrikuar prova për të dëmtuar imazhin e Xhafaj. Ndërkohë që ata të dy kanë kryer vetëm punënë e tyre. Kjo skemë sipas Prokurorisë, pa asnjë provë,  konsiderohet si bashkëpunim për të kryer kallzim të rremë.”

Ipyetur nga gazetarja se pse është vendosur që çështja Alizoti të gjykohet veçmas, Braho është shprehur:

“Avokati i Alizotit kërkon që të bëhet gjykim ishkurtuar sepse është dakord më provat që ka paraqitur Prokuroria dhe do që të bëhet gjykim në bazë të këtyre provave.

 

Ledio Braho ka treguar se do të bëjë kërkesën për paraqituje të disa personave që janë të implikuar në çështje, ku mes tyre do të jetë dhe ish- drejtori i Policisë së Fierit apo dhe vetë Edi Rama.

“ Do jet ish-drejtuesi policisë së Fierit, do jetë dhe Agron Xhafaj por duhet ta gjejm sepse nuk e dim ku është, edhe Taulant Ballën, do thërrasim të gjithë personat qëe janë implikuar. Madje një kërkesë do të3 jetë dhe për Edi Ramën sepse ai e ka pranuar vetë që ka djeni për çështjen”.

Ai ka mbështetur dhe deklaratën e bashës sot, i cili e quuajti preoces politik.

“Patjetër që ky është një proces politik,nga denoncimet e fundit ka dalë shumë e qartë që ka pasur zyrtarë police të implikuar. Ata kanë dhënë dëshmi të rreme, e për këtë gje Prokuroria duhet të niste hetimet për këta zyrtarë. Ne gjithashu mendojmë të hapim një hetim për drejtuesit e policisë të cilët janë të implikuar, hetim ky që duhej bërë nga Prokuroria.

Braho ka hedhur posht iden nëse Salianji mund të shpallet fajtor, sipas tij dëshmit që janë dhënë nga Alizoti janë tërësisht të cënueshme.

“Procesi nuk arrin deri në shpallje fajtor të Salianjit, sepse dëshmit e Alizotit janë të gjitha të cënueshme.”- ka përfunduar Braho.

(s.a/faxweb.al)

I FTUAR NE STUDIO LEDIO BRAHO, AVOKAT I ISH-DEPUTETIT SALIANJI

Publiée par Fax Web sur Vendredi 12 avril 2019

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *