Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Gjykata Speciale në Kosovë, kur do të ndodhin arrestimet e para

Në Kosovë Gjykata Speciale nuk e ka në ende një axhendë ku do të shpallen aktakuzat e para, ndonëse në verë u funksionalizua. Mësohet se në Prishtinë presin që arrestimet e para të ndodhin në muajin shkurt.

Kjo gjykatë, emri zyrtar i së cilës është Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka juridiksion lëndor mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera të kryera në periudhën 1998-2000, ndërlidhur me pretendimet e ngritura në Raportin e senatorit Dick Marty, i miratuar në 2011-n nga Këshilli i Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pretendimi më i rëndë është ai për heqje organesh të serbëve, me qëllim transplantimin tek persona të tjerë. Pak muaj pas këtij raporti, Bashkimi Evropian ka vendosur të krijojë një Task Forcë Speciale Hetimore (SIFT) për të kryer një hetim të pavarur penal ndaj të gjitha pretendimeve të përfshira në Raport, si dhe krimeve të tjera të lidhura me këto pohime.

(J.V/Faxweb)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *